Manastiri i Deçanit, historiani Muhadri: Me kompromise nuk prosperohet ardhmëria e vendit
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e Qeverisë më 15 mars, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit. Historianët e Kosovës një gjë të tillë po e konsiderojnë si jo të drejtë, pasi nuk përkon me realitetin dhe të dhënat historike dhe se me këtë po cenohet identiteti historik dhe kulturor i Kosovës.

Bedri Muhadri nga Instituti i Historisë, thotë për KosovaPress se ky vendim cenon identitetin historik dhe kulturor të Kosovës. Sipas tij, arsyeja që ka ardhur në këto vendime bazohet në faktin që në vitin 2021 organizata “Europa Nostra” e ka cilësuar Manastirin e Deçanit si “të rrezikuar.” Sipas tij, vendimi nuk është dashur të zbatohet si kompromis, pasi kompromiset po derivojnë me kompromise të ardhshme.

Për Manastirin e Deçanit, historiani Muhadri ka theksuar se është ndër më të rëndësishmit të trashëgimisë kulturore mesjetare dhe ballkanike. Ndryshe, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë sot ka konfirmuar se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, pasi kryeministri Albin Kurti më herët gjatë këtij muaji urdhëroi të bëhej një gjë të tillë. Kurti kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mundësohet ecja tutje me qëllim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës këtë vit ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit./A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024