Hovenier kërkon të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar ndryshimin e mënyrës së zbatimit të Rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb. Ai pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, tha se ka parë shenja pozitive nga takimi që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur të martën në Bruksel.

Hovenier para mediave iu përgjigj edhe kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, ku nënvizoi se Kosova ka garanci të mëdha të sigurisë, pasi aleanca më e fuqishme dhe suksesshme ushtarake (NATO) është në Kosovë dhe se është e gatshme të përgjigjet nëse është nevoja.

Ai shtoi se Bislimi nuk i ka treguar propozimet e Kosovës për çështjen e dinarit, pasi ka thënë se Qeveria po punon në to, derisa është shprehur optimist edhe për takimin e paralajmëruar për javën e ardhshme.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk duhet të shqetësohet për kërcënimet e ndryshme ndaj integritetit territorial apo sigurisë, pasi NATO me prezencën e saj ushtarake në Kosovë është e përgatitur dhe gatshme për çfarëdo situate.

Sa i përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.

Ai tha se çdo vend duhet të jetë i lirë për zgjedhjet e veta për aleancat dhe organizatat që i përket, derisa ritheksoi se duan të shohin të ardhmen e Kosovës në NATO.

I pyetur për deklaratat e emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën e kaluar tha se Kosova ka edhe dy kushte (Asociacioni dhe ndalja e shpronësimeve në veri) për anëtarësim në Këshill të Evropës, ai tha se të njëjtat nuk janë qëndrim i ShBA-së, pasi Escobar po fliste për qëndrimet e disa vendeve evropiane.

Pas takimit një ditë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, deri më 22 mars, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
206
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024