Inspektorati gjobit Teatrin Kombëtar pas hulumtimit të KosovaPress-it
Tema
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati i Punës ka gjobitur Teatrin Kombëtarë të Kosovës në vlerë prej 1 mijë euro. I gjithë aksidenti duket se u fsheh për disa muaj, pasi drejtues të Teatrit Kombëtar nuk e raportuan rastin në Inspektorat. Megjithatë, pas interesimit të KosovaPress-it, ata njoftuan inspektoratin, gjë që rezultoi me shqiptimin e asaj gjobe.

Gjatë hulumtimit të KosovaPress-it, lidhur me një rast që ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, ku një punëtor ka mbetur i lënduar në vendin e punës, pasi ka thyer këmbën dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë, i njëjti i është detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, ku ende nuk është rikuperuar. Ndonëse, sipas ligjit, punëdhënësi ka qenë i detyruar ta lajmërojë rastin në inspektorat, i njëjti nuk e ka bërë këtë me kohë.

KosovaPress ka siguruar vendimin e Inspektoratit, ku thuhet se punëdhënësi duke mos e njoftuar me kohë rastin e aksidentit i cili ka ndodhur në vendin e punës, ka cenuar dispozitën nenit 23 paragrafi I të Ligjit Nr.04/L-161 për Siguri dhe Shëndet në Punë, në të cilin theksohet se "Në rast kur ka ndodhur aksidenti me pasojë lëndimin apo vdekjen e të punësuarit, punëdhënësi është i detyruar ta lajmërojë menjëherë inspektorin e punës".

“Punëdhënësi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me adresë: sheshi Nëna Tereza pa nr. Prishtinë, lidhur me aksidentin në vend pune, në TKK, me datë 18.12.2023, në të cilin aksident ka pësuar lëndime trupore punonjësi, Sherif Sahiti. Në cilësinë e personit juridik është përgjegjës: Për cenimin e dispozitës se nenit 23 paragrafit l të Ligjit Nr. 04/LI61 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, e sanksionuar me dispozitën e nenit 25 të Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, i shqiptohet gjoba në lartësi prej njëmijë euro (1000) euro. Bazuar në pikën. I të këtij vendimi, shqiptohet gjoba në lartësi prej njëmijë (1000) Euro”, thuhet në vendimin e dërguar nga Inspektorati.

E para se Inspektorati të nis hetimin, KosovaPress ka kontaktuar drejtorin e Teatrit Kombëtar, Kushtrim Sheremeti, i cili fillimisht nuk ka raportuar rastin, duke ia hedhur atë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kinse ajo duhet ta raportojë. Megjithatë, pas insistimit të KosovaPressi-it, duke ia cekur dhe dërguar edhe nenin ku përcaktohet përgjegjësia e punëmarrësit, ai ka ndryshuar deklaratën duke pranuar përgjegjësitë e tij. Para se të pranojë përgjegjësinë, është pyetur nëse është duke u merr me rastin, ai ka vazhduar ta pohojë këtë.

KosovaPress ka kontaktuar edhe vet personin e lënduar, Sherif Sahiti, i cili po ashtu ka pohuar rastin, duke thënë se nuk është kompensuar për mjekime.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
377
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024