Sot, për Ditën e Kinemasë në Cineplexx, ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave!
Marketing
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Cineplexx dita e martë shënon Ditën e Kinemasë, e cila është ditë e rezervuar për çmime më të ulëta të biletave, ku çmimet e tyre fillojnë nga 2,80€. 

Dita e martë është dita që kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, ka rezervuar për filmdashësit, duke ofruar çmime më të lira të biletave. Me zbritje në të dy kinematë, në Prizren duke filluar nga 2,80€ për filmat 2D, dhe 3,90€ për filmat 3D si dhe në Prishtinë duke filluar nga 3,20€ për filmat 2D, dhe 4,30€ për filmat 3D. 
Sot mund t’i shikoni 8 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 16:30 deri në ora 22:15 në kinemë në Prishtinë si dhe nga ora 18:15 deri në ora 21:30 në Prizren. 

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni sot me çmime të zbritura në Cineplexx janë: 

  1. Dune

Dune Part Two - Paul Atreides bashkohet me Chanin dhe Fremen ndërsa kërkon hakmarrje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Përballë një zgjedhjeje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, ai përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë. 

2. Kung Fu Panda 4

Kung Fu Panda 4- Pas tre aventurash që sfiduan vdekjen, pasi mposhti kriminelë të klasit botëror me kurajon e tij të pashoqe dhe aftësitë e papërballueshme të arteve marciale, Poja, Luftëtari Dragua ( kandidati për Golden Globe, Xhek Blek), thirret nga fati për…të bërë një pushim. Më specifikisht, ai është përcaktuar që të behet Udhëheqësi Shpirtëror i Luginës së Paqes. 

3. Dy Gisht Mjaltë 2

Dy Gisht Mjaltë 2 - tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër. 
Kinemaja në Prishtinë nis punën ne ora 16:30 dhe kinemaja në Prizren, nis punën nga ora 18:15, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni këtu: Orari i filmave   

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024