Ngjarjet e datës 19 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Mbahet konferenca me temën “Udhëhiq me gjithë përfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë”, në kuadër të Javës së Gruas, që organizohet nga NDI. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon Grupet Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, N204, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Këshilli Prokurorial i Kosovës, ora 10:00)

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili mban ligjëratë me studentët e Fakultetit Ekonomik në UP. (Fakulteti Ekonomik, ora 10:30)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 11:00)

Promovohet botimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë “Shqipëria në dokumentet amerikane 1945”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ora 11:00)

Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, mbajnë konferencë për medie. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, 12:15)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me çështjen e financimit të institucioneve joqeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024