Marotta e konfirmon planin për Inzaghin
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta e ka konfirmuar planin që gjiganti italian e ka për të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi.

Interi po shkëlqen këtë sezon nën urdhrat e Inzaghit, dhe pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, “Nerazzurët” janë rrugës për ta fituar Scudetton e këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Marotta e konfirmoi se Interi dëshiron të vazhdojë të ardhmen me Inzaghin në krye të skuadrës.

“Ne dëshirojmë që të vazhdojmë me Simone Inzaghin si trajner, ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe gjithçka është vendosur që të vazhdojmë me të”, tha Marotta.

Po ashtu, shefi ekzekutiv i Interit konfirmoi planet edhe për Lautaro Martinezin.

“Gjithashtu me Lautaro Martinez, ne jemi në të njëjtën faqe dhe të bindur për të vazhduar së bashku”, tha Marotta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024