Lëndohet ylli i Arsenalit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Lajme jo të mira për liderin e Premier Ligës, Arsenalin, pasi që Kombëtarja e Brazilit e ka konfirmuar se mbrojtësi Gabriel është tërhequr nga grumbullimi për ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Bashkëlojtari i Gabriel te Arsenali, Gabriel Martinelli veçse është zëvendësuar në skuadrën e Dorival Junior për shkak të lëndimit që e pësoi kundër Sheffield United, dhe tani Gabriel është bërë ylli i fundit i Arsenalit që largohet nga grupi, për shkak të një lëndimi, raporton KosovaPress.

Lajmi u konfirmua sot nga Federata e Futbollit Brazilian, me trajnerin e Brazilit që e zëvendësoi Gabriel me mbrojtësin e Juventusit, Bremer për miqësoret e këtij muaji kundër Anglisë dhe Spanjës.

Ky nuk është lajm i mirë për Arsenalin, i cili po shpreson që lëndimi i Gabriel mos të jetë serioz. Arsenali përballet me Manchester Cityn në Premier Ligë më 31 mars, përballja kjo e parë pas ndeshjeve me kombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024