Nottinghamit i hiqen pikë për shkelje të rregullave financiare të Premier Ligës
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Nottingham Forestit i është dhënë një zbritje prej katër pikësh pas shkeljeve të rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier Ligës.

Nottinghami iu referua një komisioni të pavarur në janar, pasi klubi raportoi humbje që tejkaluan shumën e lejuar gjatë ciklit të raportimit trevjeçar që përfundon në sezonin 2022/23, raporton KosovaPress.

Sipas rregullave, Nottinghami mund të ishte gjobitur ose zbritur pikë për shkeljen, dhe heqja e katër pikëve tani e zbret në vendin e 18-të në Premier Ligë.

Nottinghami është skuadra e dytë e Premier Ligës këtë sezon që i hiqen pikë pas një shkeljeje të rregullave financiare, pasi Evertoni iu hoqën 10 pikë në muajin nëntor.

Kjo më vonë u reduktua në gjashtë pikë pas një apeli tre-ditor. Evertoni mund të përballet me një zbritje të dytë të pikëve këtë sezon pasi u akuzua së bashku me Nottinghamin për një tjetër shkelje të rregullave financiare në janar.

Nottinghami tani ka 14 ditë për të njoftuar nëse synon të apelojë kundër sanksionit.

Premier Liga ka vendosur 24 majin si një datë mbështetëse për çdo apelim që vjen pas përfundimit të sezonit më 19 maj. Kjo datë vjen përpara mbledhjes së përgjithshme vjetore të ligës.

Më poshtë e gjeni se si ndryshon tabela e Premier Ligës pas pikëve të hequra të Nottingham Forest.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024