Anëtarët e KPM-së akuzohen se po shkelin Kushtetutën, letra e Premier Ligës se trajton Kosovën si shtet
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komisionit të Mediave të Pavarura, Jeton Mehmeti ka deklaruar se javën e kaluar kanë pranuar një letër shqetësuese nga Premier Liga, duke krijuar paqartësi për të drejtat e transmetimit të Premier Ligës në territorin e Kosovës.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, tha se në letrën e dërguar nga Premeri Liga thuhet se tre operatore të licencuar nga KPM-ja, po transmetojnë pa të drejtë. Ai shtoi se menjëherë pas pranimit të letrës nga Premier Liga, kanë kërkuar dëshmi nga operatorët për të parë kontratat e Arenës me Premier Ligën. Mehmeti tha se në dokumentet të cilat i kanë analizuar, thuhet se Arena ka të drejtë të transmetojë dhe të shesë kanalet tek operatorët e tjerë. Ai shtoi se do të vazhdojnë të hulumtojnë këtë marrëdhënie të transmetimeve në mes Arenës dhe Premier Ligës.

Ndërkaq, anëtarja e KPM-së Luljeta Aliu tha se në bazë të marrëveshjes që Arena i ka dërguar tek KPM-ja, ekziston dyshime se Arena ka mashtruar dhe nëse qëndron kjo, Arena nuk do të ketë mundësin më që të transmetojë në Kosovë.

Kryetari i komisionit për Media, Valon Ramadani u tha anëtarëve të KPM-së, se pret që të ndërmarrin hapa tutje në lidhje këtë çështje.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi shtoi se KPM-ja për këtë çështje është dashur të kërkojë sqarime shtesë nga Premier Liga dhe të marrë vendim.

"Në letrën e konfirmimit që kinse Arena ka të drejtë Artmotion t'i jep të drejtën e shpërndarjes aty në fjalinë e fundit thuhet që ne kemi të drejta për territorin e Serbisë për territorin e Kosovës. A nuk iu ka bërë përshtypje që me këtë fakt ju shkelni Kushtetutën e Republikës, nëse mendoni që kjo është punë e vogël kur territorin e Serbisë përfshihet edhe Kosova, ju është dashur të kërkoni sqarim shtesë nga Premier Liga ose të trajtoni si dokument i cili republikën tonë nuk e trajton si shtet", theksoi Muzaqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024