Vaksina kundër HPV-së, kërkohet më shumë informim për prindërit mbi rëndësinë e saj
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Vaksina kundër virusit Human Papiloma (HPV) ka filluar të aplikohet në Kosovë për vajzat e klasave të gjashta qe nga shkurti, por ajo nuk po përfillet si duhet në mungesë të informimit të mjaftueshëm të prindërve mbi rëndësinë e saj. Në QKUK thonë se vaksinimi kundër HPV-së është i rëndësishëm, derisa nga komuna e Prishtinës thonë se deri më tash janë vaksinuar gjithsej 120 nxënës në tri shkolla.

Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve intime dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës, andaj vaksina kundër këtij virusi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave. Për momentin në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka përfshirë vetëm klasat e gjashta në marrjen e kësaj vaksine.

Gjinekologia pranë Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK) Pranvera Zejnullahu tregon për KosovaPress rëndësinë e kësaj vaksine, pasi me këtë fitohet imuniteti te vajzat dhe parandalohet paraqitja e formave para-kanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës.

Drejtori komunal i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka bërë të ditur për KosovaPress se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 120 nxënës të klasave të gjashta në tri shkolla.

Sekretari i Këshillit të prindërve, Enver Balaj, thotë për KosovaPress se prindërit nuk kanë informacione të mjaftueshme rreth vaksinës HPV. Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë duhet të shqyrtojnë mundësinë e vaksinimit të të gjithë fëmijëve për shkak të kontrolleve mjekësore të pamjaftueshme.

Edhe drejtori i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, Ismet Gashi, thotë se  prindërit kanë mungesë të informimit mbi vaksinën kundër HPV-së, në mënyrë që ata ta kuptojnë rëndësinë e saj. Ai thotë se me Qendrën familjare në Fushë Kosovë janë dakorduar që të bisedojnë serish me prindërit në lidhje me këtë çështje.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim kundër HPV-së për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vaksinat kundër HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,847
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024