Murati thotë se ekonomia e vendit është në rritje
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.

Ai në Facebook ka shkruar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e katërt 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96 për qind.

“Në grafikun më poshtë mund të shihni edhe krahasimin e performancës ekonomike të vendit nëpër vite. Përderisa me qeveritë e kaluara për tri vjet ekonomisë i shtoheshin vetëm një miliard euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro apo mesatarisht gati një miliard në vit”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri dje ka thënë se informatat e para të tremujorit të parë 2024 rreth qarkullimit të bizneseve në Kosovë, tregojnë se fuqia blerëse ka rënë nga 15%- 50%.

“Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe uljen e nivelit të jetesës për qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, e cila sipas tij, me konfliktin e hapur me bashkësinë ndërkombëtare duke mbajtur Kosovën nën sanksione, dhe në mungesë të  investimeve të huaja, është duke e bankrotuar vendin, gjë e cila po i detyron të rinjtë t’ia mësyjnë migrimit. “Qeveri, vepro ose shko!”, ka thënë Tahiri. 

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024