Tahiri: S’pres progres në dialog, Kurti e ka rrezikuar partneritetin me ShBA-në
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë pas vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë, shefi i deputetëve të AAK-së, është skeptik se do të ketë progres në dialog gjatë këtij viti, derisa thotë se Kurti ka gabuar që s’ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tahiri për KosovaPress, thotë se Kurti po dëmton raportet me aleatë, veçanërisht me ShBA-në, për shkak të eksperimenteve të tij.

“Jo nuk po pres. Ne duhet të jemi real në politik. Bashkimi Evropian e ka pasur mbështetjen e plotë nga Departamenti i Shtetit në agjendën e dialogut të udhëhequr nga zotëri Lajçak...Kjo qeveri ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për eksperimentime që më pas është tërhequr. A është tërhequr prej tabelave, prej reciprocitetit? A është tërhequr prej zgjedhjeve lokale në veri, ku nisi peticioni për rrëzimin e kryetrarëve që janë me 100 vota. Pse e bëri këtë? Është një eksperimentim që nuk guxojmë me bërë”, thotë ai.

Sipas Tahirit, faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se Kurti është joserioz në temën e dialog. Duke folur për raportin e shërbimeve inteligjence amerikane, ku përmendet mundësia e konflikteve ndër-etnike në Ballkanin Perëndimor, Tahiri thotë se Kosova nuk është e rrezikuar prej qytetarëve serbë në vend, por nga ambiciet luftënxitëse të Serbisë. Krahas kësaj, Tahiri shton se respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket tokës në Manastirit të Deçanit është sfidues për çdo shqiptarë, por i domosdoshëm për respektimin e ligjit në Kosovë dhe anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024