Neurokirurgu Petrela kryen rreth 17.000 operacione: Në mendje kam vetëm dështimet
Intervista
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për Mentor Petrelën, ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, i cili ka kryer rreth 17 mijë operacione, janë dështimet gjatë punës ato që mbesin në mendje, ndërsa sipas tij sukseset harrohen.

Mesazhi i tij në intervistën për KosovaPress është që njerëzit të mësojnë nga gabimet, për të mos e përsëritur dëmin e bërë. Petrela konsideron se prioritet për sistemin shëndetësor në Shqipëri e Kosovë duhet të jetë shërbimi sa më i mirë ndaj pacientëve. Ndërkaq, thekson se neurokirurgjia në Kosovë është në prag të një hapi të madh, duke nisur nga investimet që po bëhen, porse krahas infrastrukturës nevojitet edhe shtimi i kapaciteteve njerëzore.

"Janë dy sisteme shëndetësore që në Shqipëri është një sistem shëndetësor post- periudhës së komunizmit dhe në Kosovë është një sistem shëndetësor në Kosovën e lirë. Janë dy sfida të profesionistëve të shëndetësisë që shpresoj që me mendësi të përbashkëta, të cilën bashkërisht dorë për dore drejt shërbimit më të mirë të popullit...Ndryshmet janë të mëdha, në të dy sistemet, jo me një ndjenjë kritike, dashakeqëse, por t'i shohësh që ndryshimet janë të mëdha falë përpjekjeve të komuniteteve profesionale të dy vendeve dhe futjes në strukturat evropiane ku ne aspirojmë", thotë Petrela.

Për KosovaPress, neurokirurgu me përvojën e tij disa vjeçare, Mentor Petrela derisa tregon se ka kryer rreth 17 mijë operacione, thotë se gjatë punës së tij, në mendje i kanë mbetur vetëm dështimet që kanë ndikuar në mos përsëritjen e gabimit, për çka shton se sukseset harrohen dhe nuk janë të përjetshme. Petrela për neurokirurgjinë në Kosovë thotë se krahas investimeve në infrastrukturë, duhet të ketë edhe shtim të kapaciteteve njerëzore.

Kujtojmë se në vitin 2016, “World Academy of Neurological Surgery”  përzgjodhi profesorin shqiptar Mentor Petrelën ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë. Disa vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve dhe ligjërimit, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024