I vunë zjarrin gjykatës, paraburgim për tre të mitur në Kaçanik
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim ndaj tre të miturve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale zjarrvënie.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të miturit më 13 mars 2024, rreth orës 03:42, me qëllim të dëmtimit me dashje kanë ndezë zjarrin në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik.

Ata pas planifikimit paraprak, përmes shkallëve emergjente depërtojnë në katin e dytë ku me shishe hedhin benzinë në dy zyre të gjyqtarëve penalistë dhe në korridor, pastaj nga shkallët emergjente ndezin zjarrin, ku dy zyrat e gjyqtarëve dëmtohen tërësisht e po ashtu edhe korridori. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
224
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024