Tërmet në Malin e Zi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet prej 3.6 ballësh të shkallës Rihter është regjistruar herët në mëngjes në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, njoftuan nga sektori i sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 06:11 me epiqendër 4 kilometra në jugperëndim të Çaraxhe. “Forca e këtij tërmeti në pikën qendrore ka qenë 3.6 njësi të shkallës Rihter, që i përgjigjet intensitetit të shkallës IV-V të shkallës Merkall (MCS). Fokusi i këtij tërmeti ka qenë i vendosur në një thellësi prej 14 km”, thuhet në njoftim.

Siç sqaruan sizmologët, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale. Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci. Nuk ka ende të dhëna për dëme të mundshme materiale, por tërmetet e këtij intensiteti zakonisht nuk e shkaktojnë, raportojnë mediat e Malit të Zi.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
483
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024