Konfiskohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara, arrestohet i dyshuari
Siguri
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dje në fshatin Shakovicë të Podujevës, një i dyshuar gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro, e të cilat synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Sipas Policisë, ata kanë zbatuar urdhëresën për ‘masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më nga Prokuroria Themelore Prishtinë.

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës,  i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000x2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.Policia,  gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar  5000 x 2 euro monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara, Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular. I dyshuari  është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.  Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari  dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
37
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024