Ambasadori Szunyog takohet me serbët në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Szunyog ka takuar sot përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Klinike dhe shkollës “Sveti Sava” në Mitrovicën e Veriut, si dhe ka vizituar nënstacioni Vallaq dhe qendrën e Elektroseverit.

Kurti informon Escobar mbi hapat e ndërmarra nga qeveria për rregulloren e BQK-së • KosovaPress

Ai në një postim në rrjetin X ka bërë të ditur se në takim me përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Klinike dhe shkollës “Sveti Sava” diskutuan mbi sfidat operative pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit, gjë të cilën e ka quajtur “të pakoordinuar, pasi nuk iu komunikua paraprakisht popullatës së prekur”.

Qytetarët në veri pranojnë faturat e rrymës paushall • KosovaPress

Szunyog gjatë vizitës te nënstacioni Vallaq dhe qendra e Elektroseverit, ka thënë se nisja e faturimit të konsumit të energjisë elektrike në veri të Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt procesit të normalizimit. “U bëj thirrje njerëzve që të regjistrojnë llogaritë e tyre dhe të fillojnë të paguajnë faturat e tyre”, ka shkruar ai.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024