Lajçak takon Vuçiqin në Beograd
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur sonte në takim në Beograd nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media, por Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se biseduan për hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Këshilltari i Bislimit konfirmon takimin në Bruksel, nuk e përmend dinarin si temë • KosovaPress

“Kam biseduar me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe kushtet e padurueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Ndryshe, takimi vjen pas konfirmimit nga ana e BE-së për mbajtjen e raundit të ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 19 mars në Bruksel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024