Dita e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku: Qeveria nuk po investon te konsumatorët
Biznes
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku për KosovaPress ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe konsumatorit.

Numri i ankesave të konsumatorëve nga 1 janari i këtij viti e deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjithsej 969, prej tyre në proces janë 742, të zgjidhura 142 dhe të refuzuara 84.

Kreu i Shoqatës “Konsumatori” ka adresuar ankesa të shumta karshi pushtetit, duke thënë se Qeveria nuk po investon te konsumatorët. Kaçaniku gjithashtu tha se dogana mund ta kontrollojë çdo produkt derisa shtoi se rastet më të shpeshta të mos kontrollimit janë prodhimet ilegale.

“Kontrollimi është detyra e doganës. Si shtetin ashtu edhe doganën e kemi themeluar për t’u kujdesur për ne që të na mbrojë. Nëse dogana dyshon se një produkt e ka kaluar kufirin në mënyre ilegale, ka të drejtë të kontrollojë gjithë territorin e Kosovës në çdo kohë dhe nuk mund ta ndalojë askush... Ne akoma anën veriore të Kosovës nuk e kemi nën kontroll dhe kontrabanda është biznes shumë fitimprurës,” u shpreh ai.

Ndryshe, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve. Kosova ka ligjin e saj për mbrojtjen e konsumatorit, e cila është miratuar në qershor të vitit 2004. Ky ligj përfshin të drejtën e informimit, sigurisë dhe të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar./A.Zogaj

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024