Konjufca: Roli i grave në Kuvendin e Kosovës nuk dallon prej burrave
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në  historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe demokratik janë të gravuar emrat e shumë grave, që përgjatë etapave të ndryshme e dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm. Kështu tha kryetari i  Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën shënjuese me deputetet dhe ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës - përparim dhe proces”.

Konjufca thotë se  deputetet në Kuvendin e Kosovës kanë marr role të rëndësishme, udhëheqin gjysmën e komisioneve parlamentare dhe sipas tij shembujt e tyre jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk dallojnë prej burrave, por nëse diku dallojnë, gjithmonë dallojnë për të mirë.

Ndërsa, ish deputetja Kaqusha Jashari, e cila është njëra ndër nënshkrueset e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, sugjeron gratë që të bashkëpunojnë dhe të mos ketë ofendime dhe mosmarrëveshje, pasi sipas saj shteti i takon të gjithëve edhe opozitës dhe pozitës.

Po ashtu, ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e legjislaturës së parë dhe të dytë, Nafije Berisha, shprehet se është ndjerë mirë që dikujt i ka ra ndërmend ta shkund “pluhurin” prej dokumentacionit dhe ta shoh se ende ekziston edhe grupi parlamentar i grave.

Në seancën shënjuese, folën edhe ish deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Albana Gashi, Flora Brovina, Besa Gaxheri dhe Teuta Haxhiu./A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024