Shaban Gogaj shpallet fajtor për vrasjen e Agonis Tetajt, dënohet me mbi 7 vjet burgim
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Është shpallur fajtor Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetaj.

Gjykata Themelore në Pejë, ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje.

Ky është verdikti i dytë i gjyqësorit për këtë rast.

Më 12 tetor të vitit 2022, Gogaj ishte dënuar me 7 vite e gjysmë burgim për vrasje nga pakujdesia dhe për armëmbajtje pa leje. Ky vendim nuk e kishte kaluar filtrin e Gjykatës së Apelit, me ç’rast lënda u kthye në pikën zero, shkruan teve1.info

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, thotë se me 23 shtator 2018, në kompaninë, “Gogaj AG”, Shaban Gogaj ishte acaruar pas një telefonate. Pastaj ai ishte larguar në drejtim të disa rafteve të marketit, bashkë me dy dëshmitarët e rastit, A.H. Dhe F.Z.

Sipas aktakuzës, pas bisedës, Gogaj shkoi tek arka ku nga sirtari nxori revolen e tipit “Beretta”, e vendosi karikatorin dhe mori në shenjë Agonis Tetajn, i cili ishte punëtor në firmën e Gogaj, duke e qëlluar me plumb në kokë, dukë e lënë atë të vrarë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
194
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024