Kurti informon Escobar mbi hapat e ndërmarra nga qeveria për rregulloren e BQK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth takimit të sotëm me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti në një postim në rrjetin social X ka shkruar se në takim ka theksuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ai po ashtu ka njoftuar diplomatin e lartë amerikan me veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në lidhje me çështjen e dinarit.

Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do t’i shqyrtonte propozimet që ia bëra • KosovaPress

“Fantastike të takohesh me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së dhe theksova nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur transicionin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet e vazhdueshme”, shkroi Kurti.

Kurti dhe Escobar u takuan sot gjatë një vizite dyditore e këtij të fundit në Kosovë. Pas takimit, Escobar, ka thënë se marrëdhëniet me kryeministrin Kurti kanë disa sfida për shkak të trajtimit të pakicës serbe. Megjithatë, ai tha se takimi ishte i mirë dhe se SHBA mbetet partneri më i qëndrueshëm dhe më i përkushtuar i Kosovës.

Emisari amerikan tha se shpreson më shumë fleksibilitet nga Kosova sa i përket rregullores së BQK-së, ku ndalohet dinari serb. Krahas kësaj, ai tha se kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë disa nga propozimet që i ka bërë sot sa i përket zbatimit të rregullores së BQK-së.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,163
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024