Weller për Manastirin e Deçanit: Mbetet tokë e Kosovës, vendimi i Kushtetueses i jep fund debatit politik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ligjëruesja në Universitetin Cambridge, Nora Visoka Weller ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është dashur t'i jep fund debatit politik qysh në vitin 2016, derisa ka shtuar se edhe me zbatimin e këtij vendimi i njëjti mbetet tokë e Kosovës, shkruan KosovaPress.

Kështu ka deklaruar Weller në një reagim pasi Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit.

QUINT përgëzon Qeverinë: Udhëzimi i AKK-së për tokën e Manastirit, hap i rëndësishëm për Kosovën • KosovaPress

"Pak mbi Manastirin e Deçanit:

Sundimi i ligjit nënkupton pikërisht këtë - ligji sundon. Gjykata Kushtetuese është interpretuesi kryesor i ligjit. Prandaj, vendimi i saj mbi token e kërkuar nga Kisha është dashur t'i jap fund çdo debati politik qe nga viti 2016.  Në këtë rast, debati është veçanërisht i vrullshëm, pasi çështja e pronës/tokës përgjatë Manastirit të Deçanit, është pjesë e trashëgimisë së okupimit serb në Kosovë. Megjithatë, çështja është vendosur nga institucioni suprem i ligjit të Kosovës dhe ka të bëjë me përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, dhe kjo është vegëza e fortë së cilës po i mbahen me kthetra bashkësia evropiane dhe SHBA-të.

Liderët e opozitës takojnë Escobar • KosovaPress

- Nuk duhet të brengosemi shumë, sepse toka është ende Kosovë. Sidoqoftë, duhet të bëhemi strategë, nëse ia dalim…

*Më shumë në ditët në vijim për këtë temë", ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Vendimi për manastirin, Shoshi: E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës • KosovaPress

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
224
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024