Ja kur hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten më 15 mars. Tashmë janë mësuar tetë skuadrat që do të jenë pjesë e shortit dhe ato janë Arsenali, Atletico Madridi, Barcelona, Bayerni, Borussia Dortmundi, Manchester City, Paris-Saint-Germain dhe Real Madridi.

Për dallim nga herat tjera, në këtë fazë shorti do të jetë krejtësisht i hapur që nënkupton se nuk do të ketë asnjë kufizim dhe rrjedhimisht secila skuadër mund të luajë ndaj secilës, duke përfshirë edhe ato të të njëjtit vend, apo edhe ato që mund të jenë përballur mes vete në fazën e grupeve, raporton KosovaPress.

Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara "Fituesit e çerekfinales 1" deri "Fituesit e çerekfinales 4" vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

Po ashtu të premten hidhet shorti edhe për skuadrën që do ta ketë rolin e vendasit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9/10 prill 2024. Ndeshjet e dyta çerekfinale 16/17 prill 2024. Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024 dhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024