Ismaili: Rregullorja e BQK-së është në fuqi, askush s’po kërkon ndryshim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur rregulloren e BQK-së, është kritikuar nga deputetët e opozitës lidhur me pjesëmarrjen e tij në Bruksel, ku u diskutua për rregulloren e BQK-së.

Ismaili u shpreh i bindur se nuk ka pasur negociata në takimin në Bruksel sa i përket rregullores së BQK-së, derisa shton se një gjë e tillë edhe nuk ishte e nevojshme.

Ndër të tjera, Ismaili potencoi se nuk është kërkuar që të negociohet diçka, derisa vlerësoi se takimi nuk ka qenë i nevojshëm.

Ndërkaq, deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka pyetur guvernatorin se a kanë marrë ftesë drejtpërdrejt nga BE-ja lidhur me pjesëmarrjen në Bruksel për të diskutuar me palën serbe.

Hoti pyeti Ismailin se “Kush iu ka kërkuar që të shkoni ne proces të dialogut?”  

Lidhur e këtë, Ismaili ka thënë se nuk kanë marr ftesë të drejtpërdrejtë nga BE-ja për këtë takim.

Ndërsa, deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se çështja e dinarit është ngritur edhe në Këshill të Evropës.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pyetur guvernatorin se a janë konsultuar paraprakisht me Ministrinë e Financave apo qeverinë për takimin në Bruksel.

Për këtë, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili u përgjigj duke thënë se ftesa për takimin në Bruksel e kanë marrë nga qeveria dhe se kanë zhvilluar  konsultime.

Përveç këtyre, Ismaili  foli edhe për efektet e rregullores së re të BQK-së, derisa potencoi se deri tani pesë banka janë licensuar  për transportin e Cash-it.  

Ai shtoi se janë të dhëna 20 autorizime përkitazi me këto pesë licenca, për çka shtoi se janë realizuar 20 transporte të monedhave.

Më tej Ismaili theksoi se janë depozituar 27 mijë njësi të nominimit prej 500 eurove që në vlerë totale bëjnë 108 milionë e 500 mijë euro në Bankën Komerciale. Ai tha se 217 mijë copë të 500 eurove janë tërhequr nga qarkullimi, prej kur rregullorja ka hyrë në fuqi./Z. Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
220
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024