Rrahmani: Presioni i Napolit nuk funksionoi te Barcelona
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit në Barcelonë dhe mendon se kampioni italian largohet nga Liga e Kampionëve me kokën lart, por pranon se presioni i lartë nuk funksionoi.

Napoli u mposht mbrëmë 3:1 nga Barcelona, kështu duke u eliminuar nga raundi i 1/16-ës së Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

“Ne largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe po ashtu të kishim golin e barazimit”, tha Rrahmani për “Sport Mediaset”.

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë. Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, shtoi më tej ylli i Kosovës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
378
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024