Themelorja jep detaje, dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur në objektin e Gjykatës në Kaçanik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që kaploi një pjesë të këtij objekti.

Sipas njoftimit të themelores dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.

Tutje thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe se zjarri ka kapluar një pjesë të dy zyrave të katit të II-të të objektit.

“Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, si pasojë e zjarrit sipas njopftimit thuhet se ka pasur dëme materiale por jo pasoja me njerëz.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
207
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024