​Mourinho po lidhet me një kalim në... Turqi
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma dhe thuhet se është në kërkim të një klubi të ri, kështu që gjiganti turk, Fenerbahce po shihet si opsion.

Mourinho u shkarkua në mes të muajit janar, vetëm për t’i lëshuar rrugën Daniele De Rossit, dhe tha se ishte i gatshëm që t’i kthehet zejes së trajnerit, por se duhet të ishte i kujdesshëm mos të merr një vendim të gabuar, raporton KosovaPress.

Një rikthim në Premier Ligë thuhet se ka alarmuar Newcastle United, Chelsean dhe Manchester United, ndërsa edhe klubet nga Arabia Saudite dëshirojnë ta marrin “The Special One”.

Tani, “Calciomercato.it” bën të ditur se Fenerbahce po e monitoron situatën dhe mund të propozojë një kontratë për Mourinhon, nëse dështon për ta mposhtur rivalin Galatasaray për titull këtë sezon.

Kjo do ta shihte Mourinhon të ribashkohej me disa nga ish-lojtarët e Serie A si Dzeko, Bonucci, Rade Krunic, Cengiz Under dhe Rodrigo Becao. 

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
774
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024