Qytetarët në veri pranojnë faturat e rrymës paushall
Tema
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës kanë filluar nga java e kaluar t’i pranojnë faturat e energjisë elektrike. Kompania  “Elektrosever”, e cila është licencuar për furnizimin dhe faturimin me energji elektrike të komunave me shumicë serbe, është duke bërë shpërndarjen e këtyre faturave, ndërsa qytetarët për gjashtë muajt e parë të këtij viti do të faturohen paushall prej 21 euro e 60 centë.

Disa qytetarë të intervistuar nga KosovaPress, janë ankuar për çmim të lartë të këtyre faturave, mirëpo shumica prej tyre kanë pranuar se çmimi është normal, por që nuk e dinë si do t’ia bëjnë gjatë muajve të dimrit, atëherë kur duhet paguar më shumë.

Milisav Dimitrijeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se e ka paguar faturën e rrymës.

Sipas tij, çmimi prej 21 eurosh është i lartë, duke pasur parasysh pensionin e vogël.

Vesna, një qytetare tjetër e kësaj pjese të Mitrovicës, thekson se ky çmim tani për tani nuk është i shtrenjtë, por siç thekson ajo ‘nuk di si do t’ia bëjë atëherë kur duhet paguar 200 euro faturën’.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Në anën tjetër, Radomir Milliq,  një mitrovicas i vjetër, bën të ditur se akoma nuk e ka pranuar faturën, por thekson se do ta paguajë kur ta merr faturën.

 KosovaPress-i ka provuar disa herë të marr një prononcim nga drejtori i kompanisë ‘Elektrosever’ në veri të Mitrovicës, mirëpo ai asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e tij.

Ndryshe, kjo është hera e parë që pas 24 vitesh qytetarët e këtyre komunave po faturohen për energjinë e shpenzuar, pasi e njëjta deri në vitin 2017 u kishte rënë në barrë qytetarëve të komunave tjera të vendit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
484
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024