Vihet nën kontroll zjarri në Parkun e Biznesit në Drenas
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Fabrika e plastikes brenda Parkut të Biznesit në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, u dogj e tëra nga një zjarr i madh që e kaploi sot. Zjarrfikësit tashmë kanë vënë nën kontroll zjarrin që kaploi këtë fabrikë dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.  Ndonëse ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.

Kryetari i njësisë së zjarrfikësve në Drenas, Afrim Xhelili ka konfirmuar se situata tashmë është nën kontroll në Parkun e Biznesit, por pati ankesa se nuk kanë pasur qase për ujë afër ngjarjes.

“Aktualisht e kemi nën kontroll, nuk ka mundësi të përhapet më zjarri, në shumë pika kemi shpërnda zjarrfikës, e kemi situatën nën kontroll. Por është djegur, nuk mundemi me e ditë saktësisht kur mundet me u ndal zjarri. Deri më tani nuk kemi asnjë zjarrfikës të lënduar, edhe pse zjarri ishte në për masa të mëdha me temperaturat shumë të larta, por situata është nën kontroll. Kemi pasur pengesa me furnizim të ujit është dashur me shkua në lokacione të tjera në Drenas e Komoran për furnizim me ujë dhe kjo ishte shqetësuese shumë”, thotë ai.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se sot rreth orës 11:00, kanë  pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. “Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, theksoi  Ahmeti.

https://kosovapress.com/zjarri-ne-drenas-lladrovci-kerkon-ndihme-nga-komunat-tjera

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,134
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024