Zjarri në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmë nga komunat tjera
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një fabrikë e plastikës brenda Parkut të Biznesit në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit është përfshirë nga zjarri.

Pasi këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci tregon për KosovaPress se qytetarët kanë filluar të ankohen sepse tymi ka mbërritur deri në Mitrovicë dhe se frikësohet se zjarri nuk do të ndalet dhe do të bëjë dëm ekologjik në komunën e Drenasit.

“Ne si komunë i kemi marrë të gjitha masat tona, e kemi informuar edhe shtabin emergjent dhe komunat përreth që të na dërgojnë zjarrëfikësit, i falendëroj komunën e Malishevës, Lipjanit dhe Prishtinës që po ndihmojnë në fikjen e këtij zjarri. Një fabrikë e plastikës, e grumbullimit të plastikës kam frikë se do të zgjas shumë dhe do të bëj dëm ekologjik shumë i madh në Komunën tonë sepse edhe fshatrat kanë filluar të ankohen qytetarët, për shkak se tymi ka kaluar edhe Skenderajin, deri në Mitrovicë po shkon”, thotë Lladrovci.

E rastin në fjalë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, që ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe njësitet e policisë janë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. /A.Shala/

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,134
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024