Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës e deri në ato të mbrëmjes pritet kalimi i sistemit frontal, duke sjell reshje shiu në të gjithë vendin.
Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje bore.
Meqenëse cikloni që vjen nga Evropa Perëndimore ka shtrirje deri në Afrikën Veriore, do të bartë me vete koncentrime të larta të pluhurit saharian, duke bërë që reshjet të përzihen me baltë.
Sipas MeteoKosova, era do fryjë nga juglindja, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.