United e mposht me dy penallti Evertonin
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Premier Ligës mes Manchester United dhe Evertonit, ku nikoqirët kanë marrë pikët e plota nga ky duel.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United e ka mposhtur Evertonin 2:0, raporton KosovaPress.

Fatin në këtë ndeshje e vendosën dy penallti, ku fillimisht Bruno Fernandes shënoi në minutën e 11’ për 1:0, ndërsa Marcus Rashford u përkujdes për golin e fundit të ndeshjes në minutën e 36’.

Me pikët e reja, United ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e gjashtë, krahas Evertonit që zë vendin e 16 me 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të United.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,136
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024