Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen 10 persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetë persona janë përfshirë në një rrahje në mes veti në Gjakovë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

E gjithë kjo dyshohet të kishte ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale.

“Gjakovë / 08.03.2024 – 18:30. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
210
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024