Sulmet e rebelëve Houthi, Holanda do të dërgojë një fregatë në Detin e Kuq
Bota
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Holanda do të dërgojë një fregatë në Detin e Kuq për të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur anijet nga sulmet ajrore të militantëve Houthi të Jemenit.

Qeveria holandeze njoftoi vendosjen e anijes të premten në Hagë. Anija duhet të mbërrijë dhe të jetë gati për detyrë në fund të marsit.

“Mbrojtja e kalimit të lirë në Detin e Kuq është jashtëzakonisht e rëndësishme për Holandën dhe pjesën tjetër të botës”, tha ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren.

Fregata është e pajisur me sisteme kundërajrore të destinuara për mbrojtje kundër mjeteve ajrore pa pilot.

Ministri tha se anija do të përdoret ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse dhe nuk do të sulmojë objektivat në vetë Jemen. Ajo shtoi se edhe anija e dytë “Aspides” po konsiderohet të ofrojë mbështetje logjistike për operacionin e përbashkët të mbrojtjes së Bashkimit Evropian në Detin e Kuq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024