Ky është MVP i javës në Superligën e Kosovës në basketboll
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Derbin e xhiros së kaluar mes Sigal Prishtinës e Trepçës e fitoi kjo e fundit, kështu duke e vazhduar serinë fantastike në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në atë ndeshje, më të dalluarit te Trepça ishin Darnell Edge, i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime, duke e pasur indeksin 26, dhe Kevin Capers me 23 pikë, dy kërcime dhe tri asistime, madje, duke shënuar pikët vendimtare të ndeshjes për 75:78, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, basketbollisti më i mirë te Sigal Prishtina ishte Diamond Stone me 27 pikë e nëntë kërcime.

Tani, paraqitja e mirë kundër Sigal Prishtinës, e ka shpërblyer Darnell Edge me çmimin MVP, ndryshe si basketbollisti më i mirë i javës.

Ndërkaq, është publikuar edhe Top 5 e përbërë nga basketbollistët më të mirë të javës, dhe atë e gjeni më poshtë.

Top 5

Darnell Edge (Trepça) 21 pikë, 4 kërcime, 9 asistime, 26 indeksi

Diamond Stone (Sigal Prishtina) 27 pikë, 9 kërcime, 0 asistime, 26 indeksi

Justin Davis (Peja) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 24 indeksi

Jordan Dallas (Vëllaznimi) 15 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 22 indeksi

Kevin Capers (Trepça) 23 pikë, 2 kërcime, 3 asistime, 19 indeksi

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,151
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024