Shqipëri, inflacioni bie në 2.6 për qind
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Inflacioni, treguesi i ndryshimit të çmimeve ka rënë në 2.6 për qind në shkurt 2024, në nivelin më të ulët qe nga tetori 2021, gjë e cila dëshmon për stabilizim të tregjeve.

Rritja e çmimeve në shkurt u zbut, teksa inflacioni shënoi 2.6%, rezultati më i ulët që nga tetori 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 7.1 për qind dhe sot ai ka shkuar në ato nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin janar çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.3 për qind mesatarisht.

Duke parë grup-mallrat, argëtimi, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.7 deri në 4.9 për qind, ndërsa ushqimet kanë rënë në nivelin 2.7 për qind.

Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grup-mallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40 për qind.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit. /EuronewsAl

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024