Arteta, trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mikel Arteta është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë, duke e fituar çmimin për të shtatën herë në karrierë.

Arsenali i Artetas ishte e vetmja skuadër në Premier Ligë me rekord të 100% të fitoreve në muajin shkurt, duke mposhtur Liverpoolin, West Ham Unitedin, Burnleyn dhe Newcastle United, raporton KosovaPress.

“Topçinjtë” gjithashtu kishin edhe sulmin më të mirë gjatë këtij muaji, duke shënuar 18 gola, gjashtë më shumë se të tjerët.

Vetëm shtatë trajnerë në histori të Premier Ligës e kanë fituar më shumë çmimin e më të mirit të muajit se Arteta, i cili barazohet me Rafa Benitez.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,848
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024