Duka: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin e Euro 2024
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në finalet e Euro 2024, Shqipëria është në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Të gjitha këto skuadra me kalibër të lartë, gjë të cilën e pranon edhe vet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai ka dhënë një intervistë për median italiane “SPORTITALIA” ku ka folur edhe për shortin e kuq e zinjve.

“Shorti na ka vënë përballë ish-kampionëve të Botës dhe Europës, Italisë dhe Spanjës, por edhe Krocisë, gjithashtu një emër i madh. Është e kotë të flasësh për forcën e këtyre kundërshtarëve, historia e tyre dëshmon qartë se kush janë. Por unë besoj se ne kemi një skuadër të mirë, kemi shumë cilësi dhe i kemi mundësitë për të tentuar kalimin e grupit. Në futboll surprizat janë të zakonshme tashmë dhe nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin. Uroj të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, të jenë në formë të mirë dhe të mos kemi dëmtime”, ka thënë Duka.

“Një gjë është e sigurt: lojtarët do të jenë të karikuar në maksimum për të bërë mirë në këtë turne. Do të kemi dhe mbështetjen e pakursyer të tifozëve tanë fantastikë, të cilët do t’i veshin stadiumet me ngjyrat kuqezi dhe do ta motivojnë shumë Kombëtaren në fushë, ashtu siç bënë edhe në Euro 2016”, ka shtuar ai.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,159
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024