Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet një vjeçar
Biznes
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 mars do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 12 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
378
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024