Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komision për Ekonomi
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka dështuar të mbahet raportim i ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024. Komisioni vendosi që raportimi i Hajdarit të ndodhë në mbledhjen e radhës.

Përveç kësaj, Komisioni me gjashtë vota pro, ka miratuar Propozim – vendimit të Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Kandidatët për anëtarë të këtij Bordi janë: Habib Basholli, Nasuf Mjekiqi, Bahri Karaxha, Avdi Mjeku, Hasan Preteni dhe Kaltrinë Demiri.

Megjithatë, kryetari i Komisionit, Ferat Shala pati kritika për propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Ai tha se ka shkelje ligjore, profesionale dhe siç e shprehu ai dyshimin për konflikte të interesit.

“Shkelja tjetër është, sepse ka bazë të dyshimit që në këtë proces ka edhe konflikte të hapura të interesit minimalisht dy në proces. Një në fazën e përzgjedhjes së panelit, ku njëri nga kandidatët panelist që na ka sjellë listën këtu, ka qenë dhe mbetet pjesë e financimit nga kompanitë minerare, për të cilat ai është përgjegjës”, theksoi ai./KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024