Arifi: Familja Jashari na dha mësim, në Preshevë po jetojmë me pushtuesit çdo ditë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ba bërë homazhe në kompleksin memorial të Adem Jasharit  në Prekaz duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot.

Arifi sa herë që viziton kompleksin ndjenë gëzim, krenari, por edhe mall për Jasharët që dhanë jetën e tyre për një liri dhe për të larguar pushtuesin, me të cilët në Preshevë ende përballen dhe jetojnë me ta.

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, sot kompleksi memorial i Adem Jasharit në Prekaz është duke u vizituar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024