Kurti: Adem Jashari ka hisen më të madhe në historinë e vendit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Epopeja e UÇK-së është trashëgimia më e madhe politike, kulturore e kombëtare. Sipas tij, Kosova është çliruar nëpërmjet trashëgimisë që e prodhoi figura e Adem Jashari. Ai në seancën solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së u shpreh se liria ishte kushti i jetës që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit.

Para Rifat Jasharit, diplomatëve të huaj, e mysafirëve të tjerë në Kuvendin e Kosovës, Kurti theksoi se rezistenca e familjes Jashari është unike. Kurti shtoi se këmbëngulësia e Adem Jasharit dhe familja e tij sollën lirinë për popullin e Kosovës.

Më tej, Kurti theksoi se Adem Jashari është i përveçëm që i referohet lirisë. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024