Epopeja e UÇK-së, Nura: Kujtojmë me respektin më të lartë kryetrimin, Adem Jashari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Skenderajt ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura theksoi se nga 5 marsi i vitit 1998 ka filluar rrugëtimi i gjatë dhe me vuajtje për popullin e Kosovës. Nura duke nderuar familjen Jashari shprehet  falënderues   që familja e Jasharëve dhe dëshmorët e tjerë e bën vendin për qytetarët të jetojnë të lirë dhe të barabartë.

“Në këtë 26 vjetor të Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me respektin më të lartë institucional, kryetrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, dhe familjen e tij. Ju jemi përjetësisht falënderues që na bën të jetojmë të lirë dhe të barabartë. Ladvi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, theksoi Nura.

Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot do të ketë aktivitete të ndryshme në komunën e Skenderajt./A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024