Baza ajrore në Kuçovë, Ibishi: Faktor i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Baza ajrore e Kuçovës është e gatshme dhe tërësisht e transformuar, e cila do të shërbejë si qendër taktike për NATO-n me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo bazë, e cila është hapur sot do të luaj një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i aleancës.

Se kjo bazë ajrore është shumë  e rëndësishme dhe domethënëse për sigurinë e Kosovës  e vlerëson edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi për KosovaPress thotë se baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në një moment shumë i rëndësishëm për t'iu përgjigjur gjitha këtyre sfidave të pasigurisë dhe mundësisë së përhapjeve të konflikteve.

Ai shton se situata në Kosovë është ende e brishtë për shkak të përqendrimit të vazhdueshëm të forcave të armatosura të Serbisë, në kufirin juglindor dhe në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do t’i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike./A. Shala/

Lajmi i plotë sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024