Fakulteti i Inxhinierisë bëhet me Qendër të Inovacionit, vlerësohet si nyje e kreativitetit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, do të luaj një rol thelbësor si inkubator i ideve dhe do të afrojë njerëz me mosha të ndryshme për ambicie të ngjashme. Kështu u tha në inaugurimin e kësaj qendre, e cila pritet të jetë nyje e kreativitetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se inovacioni dhe ndërmarrësia janë forcat shtypëse të progresit dhe të prosperitetit të shtetit dhe të shoqërisë sonë. Sipas tij, kjo qendër do të jetë hapësirë ku iniciohen idetë sfidat, përballen me zgjidhje  inovative dhe kultivohet fryma e ndërmarrëisë.

Ndërsa, ministrja e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi mes MINT dhe UP, është krijimi dhe zhvillimi i teknologjive, duke lehtësuar absorbimin e njohurive të reja, nxitjen dhe promovimin e inovacionit dhe teknologjisë së dobishme nëpërmjet të aktiviteteve thelbësore që zhvillojnë idetë inovative.

Po ashtu, këshilltari i ministres së arsimit, Muhedin Nushi në vend të ministres Arbërie Nagavci u shpreh se kjo qendër do të lehtësojë shkëmbimin e ideve që sjell zhvillim dhe produktivitet të shtuar.

Për fund, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi ka vijuar se aspirata e natyrshme e UP-së, është që të janë konkurrues me të tjerët në arenën më të gjerë të arsimit të lartë.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
183
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024