​A janë fushat sintetike kancerogjene? Përgjigjet Agim Ademi
Sport
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbolli i Kosovës zhvillohet në pjesën më të madhe nëpër fusha sintetike kjo pasi mungojnë fushat me bari natyral dhe se shumica e klubeve kanë vështirësi për t’i mirëmbajtur ato. Por, në shumë raste ka qenë në diskutim kualiteti i fushave sintetike që ndërtohen në Kosovës. Mjekët sportivë kanë thënë për KosovaPress se këto fusha janë shkaktarë i shumë lëndimeve të lojtarëve, por ata kanë shkuar edhe më tutje duke thënë se ato edhe mund të jene kancerogjene.

Por, këtyre konkludimeve iu është përgjigjur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai për KosovaPress ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë fare.

“Kjo nuk qëndron, kjo është fjalë e njerëzve që nuk e dinë, duhet të dihet materia, të shihen dokumentet çfarë ka në atë fushë, të shihet do të thotë letra e asaj fushe dhe nuk qëndron kjo fare. Kjo është fjala e fundit e fushës sintetike dhe aspak nuk është kancerogjene sepse nuk japin as UEFA as FIFA para që fushat të bëhen kancerogjene”, tha Ademi.

https://kosovapress.com/fushat-sintetike-te-rrezikshme-per-lojtaret-mund-te-jene-edhe-kancerogjene

Ai shtoi se të gjitha fushat sintetike që janë në Kosovë të ndërtuara nga ana e FFK-së janë të licencuara nga FIFA me licencën FIFA-Pro.

“Të gjitha këto fusha janë bërë me FIFA-Pro dhe ato që e kanë licencës e FIFA-së, FIFA-Pro janë të dëshmuara dhe e dinë gjithçka që duhet pasur. Kjo nuk qëndron absolutisht dhe sa i përket fushave sintetike janë fjala e fundit që bëhet në një fushë sintetike. Tani, a është më e mirë fusha natyrale është krejtësisht e kuptueshme, por fushave tona, ose klimës sonë së Kosovës i duhen fushat sintetike, sidomos për stërvitje për kohën kur duhet ruajtur fusha për ndeshje. Ne këtë e kemi bërë me kërkesën dhe nuk është kjo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën dhe këta ta heqin atë fjalë që e thonë sepse nuk qëndron, as te, mjekët që kanë thënë është kancerogjene dhe as tek të tjerët që kanë thënë është fusha e dobët, cili do lojtarë që thotë. Kjo nuk qëndron absolutisht fare”, ka thënë në fund Ademi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024