Të shtëna me armë zjarri në Itali, plagosen dy shqiptarë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Via Casilina të Italisë.

Të plagosurit janë 25-vjeçarët shqiptarë të cilët rezultojnë të dënuar më parë për lëndë narkotike. Të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në këmbë. Ndaj tyre, sipas mediave italiane, janë qëlluar të paktën katër herë.

Ata kanë qenë në një makinë me qira, kur sipas tyre, janë shoqëruar nga një makinë tjetër. Nga ky mjet më pas ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë.

Dy të plagosurit janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata, në periferi të Romës.

Tashmë kanë nisur hetimet për ngjarjen, teksa policia nuk përjashton edhe mundësinë e një hakmarrjeje për çështjet e lidhura me drogën. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024