Trafiku Urban jep detaje të reja për rastin e gruas e cila vdiq pas alivanosjes në autobus
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka dhënë detaje të reja për rastin e gruas e cila vdiq pas alivanosjes në një autobus të trafikut urban.

Ndërmarrja njoftoi se qytetarja në fjalë kishte hyrë në autobusin e linjës 3C dje rreth orës 12, së bashku me një qytetare tjetër, e cila pasi që ishte ulur, ishte alivanosur dhe se asaj iu kishte ofruar ndihma nga konduktori i autobusit dhe nga ndihma e shpejtë që kishte arritur për 4 minuta në vendngjarje.

Njoftimi i plotë:

Me datën 02.03.2024 në autobusin e linjës 3C, rreth orës 12:13, stafi i autobusit ka njoftuar se ka ndodhur një rast në autobus ku është alivanosur një qytetare.

Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes. Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje.

Vlen të theksohet se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë!

Theksojmë se stafi ynë është trajnuar për të reaguar në këto raste, e edhe në këtë rast ka reaguar shpejt dhe me përgjegjësi.

https://kosovapress.com/nje-grua-vdes-pasi-alivanoset-ne-autobusin-urban-ne-prishtine

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024