Një grua vdes pasi alivanoset në autobusin urban në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua ka vdekur të shtunën në Prishtinë, pasi është alivanosur në një autobus urban.

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është konstatuar vdekja e saj nga ekipi mjekësor.

“Prishtinë / 02.03.2024 – 12:26. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024